Ronaldo në rolin e edukatorit

Futboll

Ronaldo në rolin e edukatorit

Më: 29 janar 2022 Në ora: 12:45
Ronaldo në rolin e edukatorit

Futbollist yll në fushë, edukator jashtë saj. Cristiano Ronaldo foli për rëndësinë e zakoneve të mira njerëzore gjatë një eventi në “Dubai Expo”:

“Siç e dini, unë kam katër fëmijë dhe pres edhe dy të tjerë. Shëndeti është gjëja më e rëndësishme, ne duhet të kujdesemi për trupin tone, mendjen dhe anën shpirtërore. Kulturat dhe fetë nuk kanë rëndësi, sepse të gjithë jemi njësoj.

Duhet t’i mësojmë fëmijët të kujdesen për veten, trupin e tyre, të hanë mirë, të flenë mirë dhe të dëgjojnë këshillat e mira nga prindërit e tyre. Personalisht mendoj se mënyra më e mirë për të edukuar dhe udhëhequr është me shembull.

Ne duhet të japim shembullin te brezat e rinj. Teknologjia mund të jetë një ndihmë e madhe, por ne duhet të dimë ta shfrytëzojmë atë, pa qenë obsesivë. Mund të jap shembullin tim.

Djali i madh, i cili është 12 vjeç, më kërkon gjithmonë celularin. Unë i përgjigjem gjithmonë: Cristiano, ke kohë për këtë. Gjithashtu e di që ky brez i ri është një hap më përpara se i yni”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat