Arapi iu gëzohet të rinjve

Futboll

Arapi iu gëzohet të rinjve

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 20:15
Arapi iu gëzohet të rinjve

Teuta siguroi kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë teksa ashtu si në takimin e parë, durrsakët mposhtën me rezultatin 1-0 Skënderbeun. Pas ndeshjes, trajneri i Teutës, Renato Arapi foli në emisionin Zona Gol në Supersport duke theksuar se Kupa iu duhet për të “shpëtuar” sezonin, megjithatë tekniku shton se një fitore ndaj Vllaznisë i fut në garë për vendin e katërt në kampionat.

“Për të shpëtuar sezonin shërben Kupa, kemi bërë një hap të rëndësishëm, ka shumë gjëra për të rregulluar, por e rëndësishme që u kthyem te fitorja pas ndeshjes me Partizanin.

Derisa synimi është Kupa do të tentojmë të fitojmë, kampionati është i vështirë besoj se sot kemi fituar të rinjtë Jazxhi dhe Beqaj dhe kjo tregon se më të rinjtë është punuar edhe në të ardhmen mund të kenë minuta.

Këtë periudhë jemi fokusuar te mbrojtja dhe sot krahu i majtë i Skënderbeut na solli probleme, duhet të përmirësohemi edhe në sulm. Por, nuk kemi pasur kohën për të punuar te të dyja pjesët dhe jemi fokusuar te mbrojtja”.

Kalendari i vështirë? “Është i vështirë për gjendjen që jemi por minimalisht do të synojmë vendin e katërt, por kemi ndeshje të vështira. Megjithatë një fitore me Vllazninë na fut në garë për vendin e katërt”, u shpreh Arapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat