Zbulohet e ardhmja e Bales

Futboll

Zbulohet e ardhmja e Bales

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 12:32
Zbulohet e ardhmja e Bales

“El Nacional” foli dje për skenarin që e pret ullsianin. Gareth Bale duket se do të kthehet te Tottenham nga vera e ardhshme, kur t’i ketë skaduar kontrata me Real Madridin. Lajmi konfirmohet edhe në Angli.

“Express” shkruan sot se uellsiani tashmë ka nënshkruar një paramarrëveshje për rikthimin në Premier League. Kjo do të ishte përvoja e tretë e futbollistit të datëlindjes 1989 te “Spurs”, ku shpërtheu midis viteve 2007 dhe 2013 dhe u kthye në huazim në sezonin 2020-2021.

Më herët ishte folur edhe për një tërheqje të tij nga futbolli, por vështirë të ndodhë kjo.

Kontrata e sulmuesit me Real Madrid skadon në fundin e këtij sezoni. Sipas “The Athletic”, Gareth Bale mund të vendosë “t’i varë këpucët në gozhdë”, nëse Uellsi nuk do të arrijë të kualifikohet për “Katar 2022”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat