Chiellini tregon zhgënjimin

Futboll

Chiellini tregon zhgënjimin

Nga: K.G. Më: 23 mars 2022 Në ora: 19:08
Chiellini tregon zhgënjimin

Në konferencën për shtyp të Italisë, kapiteni Giorgio Chiellini, ka shprehur pritshmëritë për ndeshjen e nesërme. 

Ai e pranon se kombëtarja italiane është shumë e zhgënjyer pasi nuk siguroi pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në Kampionatin Botëror.

“Kur nuk u kualifikuam direkt në Kupën e Botës, ishim të zhgënjyer.

Nuk ka shumë tension tani, nuk po përballemi për herë të parë me diçka të tillë. Nesër do të jetë një atmosferë e bukur, ne kemi një dëshirë të madhe për të luajtur. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë”, la thënë Chiellini.

Ndeshja mes Italisë dhe Maqedonisë së Veriut, do të luhet nesër në orën 20.45 në stadiumin e Palermos, në kuadër të gjysmëfinales së play-off-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat