Llapi licencohet për garat evropiane

Futboll

Llapi licencohet për garat evropiane

Më: 5 maj 2022 Në ora: 23:02
Llapi licencohet për garat evropiane

Llapi mezi e pret finalen e Kupës së Kosovës dhe të mbrojë trofeun. Llapjanët kanë siguruar biletën për në Kupat Evropiane.

Klubi konfirmon licencimin për pjesëmarrje në Evropë.

“Klubi jonë, KF Llapi edhe zyrtarisht ka marrë dritën e gjelbër nga Departamenti i Licencimit të klubeve për t'u pajisur me licencën e pjesëmarrjes në Evropë!

Gjatë ditës së djeshme klubi është njoftuar nga Departamenti i Licencimit se ka plotësuar të gjitha kriteret dhe ka dërguar dokumentacionin me kohë dhe të plotë për t'u certifikuar për pjesëmarrjen në garat e UEFA-s për edicionin 2022/23.

Ky është viti jonë i gjashtë me radhë që licencohemi dhe pa dyshim kjo është meritë e punës së palodhshme të secilit anëtar të klubit dhe administratës që tash e gjashtë vite me radhë e përgatisin me përpikëri KF Llapin për garat evropiane”, njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat