Tirana-Korça është finalja e U-13

Futboll

Tirana-Korça është finalja e U-13

Më: 11 maj 2022 Në ora: 17:58
Tirana-Korça është finalja e U-13

Turneu i Përfaqësueseve Rajonale që organizohet nga FSHF për moshat U-13, U-14 dhe U-15 ka mbërritur tashmë në fazën final, pasi sot në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz dhe në Fier janë luajtur ndeshjet e grup-moshës U-13, duke përzgjedhur dhe dy finalistet.

Në Fier të gjitha ndeshjet e luajtura në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu” kanë dhuruar spektakël dhe gola, duke dhuruar futboll të bukur. Në ndeshjen e parë, ekipi rajonal i Fierit U-13 ka mundur me rezultatin e thellë 6-1 ekipin rajonal të Gjirokastrës, ndërsa në sfidën tjetër skuadra e Korçës mposhti Elbasanin me shifrat 3-0. Në finalen e vogël të grupit, Fieri dhe Korça kanë zhvilluar një ndeshje mjaft të bukur e të luftuar me kohën e rregullt që u mbyll me rezultatin e barabartë 4-4.

Nga pika e bardhë e penallti djemtë e Korçës u treguan më të saktë, duke triumfuar 4-2 dhe duke siguruar kalimin në finalen e moshës U-13. Në ndeshjen për vendin e tretë të katërt, u deshën sërish gjuajtjet nga penalltia për të përcaktuar fituesin, pasi Elbasani dhe Gjirokastra barazuan 0-0. Pas penalltive fitues u shpall Elbasani që fitoi 4-2.

Edhe ndeshjet e luajtura në Kamëz kanë qenë mjaft të bukura. Tirana mundi Lezhën 3-0 duke kaluar në fazën tjetër, ndërsa Shkodra mposhti Durrësi me penallti 6-5, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 0-0. Në finalen e vogël të grupit Tirana dhe Shkodra e mbyllën kohën e rregullt në barazim 1-1 dhe nga penalltitë djemtë kryeqytetas triumfuan 4-2, duke shkuar në finalen e moshës U-13 ku do të përballen me Korçën.

Ndeshja për vendin e tretë mes Durrësit dhe Lezhë, u fituan nga lezhjanët me rezultatin e ngushtë 1-0. Ditën e premte do të zhvillohen tre finalet e turneut në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat