Tifozët e Romës në protestë

Futboll

Tifozët e Romës në protestë

Më: 11 maj 2022 Në ora: 19:46
Tifozët e Romës në protestë

Nëse në Holandë tifozët e Fejnord ankohen për biletat që nuk gjejnë dot për ndeshjen në Tiranë, në në Itali tifozët e Romës ankohen sepse Liga Italiane nuk po i krijon kushtet skuadrës së Murinjos për ndeshjen historike.

Java e fundit e kampionatit italian është bërë mollë sherri në këtë mes pasi Roma kërkon më shumë kohë që përgatite një ndeshje shumë të rëndësishme për klubin e futbollin italian në tërësi.

Liga Italiane ka parashikuar që ndeshja e fundit e kampionatit për Romën ndaj Torinos të luhet me 22 maj. Vetëm tre ditë më vonë do të luhet në Tiranë finalja ndaj Fejnord e Murinjo me të drejtë ka kërkuar që të luhet më shpejt sfida e Serisë A, të premten, në mënyrë që të ketë kohë të përgatitë skuadrën. Liga nuk i ka kthyer përgjigje duke e shtyrë vendimin për të hënën e në këtë situatë, tifozët e Romës kanë nisur një protestë në rrjetet sociale kundër drejtuesve të futbollit italian.

Në mënyrë të papritur atyre u është bashkuar edhe një emër shumë i njohur i famijes Anjeli, Lapo Elkan. kushëriri i presidenti të Juventusit. Ai, nëpërmjet rrjeteve sociale, i ka bërë një apel Ligës si një tifoz italian.

“Uroj që Roma të mund të fitojë finalen. E vetmja skuadër në kompeticionet europiane dhe si italian nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse ta mbështes. Dhe do të ishte e drejtë t’i jepej më shumë kohë verdhekuqve për të përgatitur finalen”, shkruante Lapo Elkan në postimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat