Nata e finales së madhe

Futboll

Nata e finales së madhe

Më: 25 maj 2022 Në ora: 11:32
Nata e finales së madhe

Sot në mbrëmje fusha e stadiumit “Air Albania” do të shkelet nga dy finalistë të një kompeticioni debutues të UEFA-s, Ligës së Konferencës, ku Roma dhe Fejnordi do të përballen për një trofe europian, i cili edhe pse i fundit nga rëndësia, mungon prej vitesh për këto dy klube.

Nga ana e përfitimeve financiare, fituesi i trofeut do të marrë 5 milionë euro, ndërsa vendi i dytë do të përfitojë 3 milionë euro.

Që nga faza e grupeve UEFA ka paguar çdo skuadër për çdo tur të kaluar në këtë kompeticion, që do të mësojë fituesin e trofeut sot në mbrëmje në orën 21:00.  Sa i përket trofeut, ai është i veçantë sepse është krijuar për herë të parë.

DETAJE NGA TROFEU – Trofeu i UEFA Europa Conference League është 57.5 cm i gjatë dhe peshon 11 kg. Ai përbëhet nga 32 gjemba gjashtëkëndorë – një për çdo ekip në fazën e grupeve të garës – duke u përdredhur dhe lakuar nga baza.

Skuadra fituese shpërblehet me 40 medalje ari dhe nënkampionët me 40 medalje argjendi. Fituesit fitojnë një vend në fazën e grupeve të Europa League 2022-‘23, nëse nuk janë kualifikuar përmes kompeticioneve vendase.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat