Onana i bashkohet Interit

Futboll

Onana i bashkohet Interit

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 16:55
Onana i bashkohet Interit

Andre Onana është përforcimi i radhës i Interit.

Klubi italian ka njoftuar këtë të premte për arritjen e marrëveshjes me portierin nga Kameruni.

Onana me “Nerazzurrët” ka nënshkruar kontratë afatgjate, të vlefshme deri më 30 qershor 2027.

26-vjeçari te Interi ka kaluar si lojtar i lirë. Ai nga viti 2015 ishte pjesë e Ajaxit.

Para kalimit te klubi holandez, Andre Onana ka qenë pjesë e ekipeve të reja të Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat