Vrioni i befason të gjithë me klubin e ri

Futboll

Vrioni i befason të gjithë me klubin e ri

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 18:58
Vrioni i befason të gjithë me klubin e ri

Një lajm surprizë vjen nga merkato në lidhje me Xhakomo Vrionin.

Kur pritej që të transferohej tek klubi belg i Charleroit, sulmuesi kuqezi i ka befasuar të gjithë me zgjedhjen e tij.Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, Vrioni është një hap larg zyrtarizimit tek klubi i MLS, Neë England Revolution.

Këta të fundit kanë vendosur të zëvendësojnë sulmuesin e larguar Buksa me Vrionin ndërsa janë të gatshëm t’i ofrojnë Juventusit 3.8 milionë dollarë, plus bonuse.

Shifra që kanë kënaqur drejtuesit bardhezi që i kanë dhënë “dritë jeshile” këtij operacioni ndërsa mesa duket Vrionin në sezonin e ardhshëm do ta shohim të konkurrojë me emra si Bale apo Chiellini, edhe pse pritshmëritë ishin që 23-vjeçari të qëndronte si protagonist në një kampionat elitar në Europë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat