Nuk dihet e ardhmja e Bajramit

Futboll

Nuk dihet e ardhmja e Bajramit

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 00:03
Bajrami

Nedim Bajrami nuk e di ende se në radhët e cilës skuadër do të vazhdojë këtë sezon.

Mesfushori i përfaqësueses shqiptare luajti sot ndeshjen e parë të edicionit në Serinë A me Empolin, por emri i tij vazhdon të diskutohet si një përforcim i Fiorentinës.

Edhe trajneri i Empolit, Paolo Zaneti, ka pranuar se nuk ka ende siguri sa i përket të ardhmes së futbollistit të përfaqësueses shqiptare.

“Shpresojmë që merkatoja të na lejojë të mbajmë Bajramin, por nëse nuk do të jetë kështu, do ta zëvendësojmë”, theksoi tekniku i Empolit i cili vazhdimisht i ka bërë thirrje publike klubit që të mos lejojë largimin e futbollistit shqiptar gjatë verës.

Megjithatë, Fiorentina insiston që të ketë futbollistin dhe nëse do të plotësojë kërkesën e Empolit duke paguar rreth 10 milionë euro, Bajrami shumë shpejt do të zhvendoset drejt Firences.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat