Potter, kundër rrymës

Futboll

Potter, kundër rrymës

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 14:37
Potter, kundër rrymës

Graham Potter tha së fundmi se klubet e Premier League duhet të jenë më të ndërgjegjshëm për udhëtimet e tyre për ndeshjet në transfertë.

Klubet e Premier League kanë qenë më parë nën vëzhgim për mënyrën se si ata udhëtojnë në ndeshjet jashtë, me shumë kritika të ngritura ndaj vendimit të tyre për të udhëtuar e avion në vende të arritshme me mjete të tjera.

Trajneri i Chelsea-t, Potter, ka pranuar se klubet duhet të shikojnë mënyrat e tyre të transportit ndërsa liderët botërorë mblidhen për të diskutuar përdorimin e lëndëve djegëse dhe ndikimin e tyre në ndryshimet klimatike.

“Në përgjithësi, unë mendoj se ne mund të bëjmë më mire.

Nëse doni të bëni stërvitje në mot të ngrohtë, dhe unë po flas për Premier League, atëherë e kuptoj, por, gjithashtu, nëse mendoni për sasinë e ndotjes që vjen nga fluturimet, kjo nuk është e mirë. Fakti që ne udhëtojmë me avion në ndeshjet e Premier League është diçka për t’u marrë parasysh. Ne përdorim avionët në udhëtime brenda vendit. Ne duhet të jemi në gjendje të gjejmë një zgjidhje, patjetër.”-tha trajneri në konferencë me mediet.

Manchester United një herë udhëtoi në një fluturim 10-minutësh për në Leicester, dhe në vitin 2015 Arsenali dhe Tottenham u vunë në qendër të kritikave pasi fluturuan drejt Norwich (14 minuta) dhe Bournemouth (20 minuta) respektivisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat