Tjetër alternativë me parametra zero

Futboll

Tjetër alternativë me parametra zero

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 17:19
Tjetër alternativë me parametra zero

Merkatoja me parametra zero është një specialitet i Marottës, cili vijon të studiojë futbollistët me parametra zero, të cilët mund t’i afrojë te zikaltrit.

Kështu emri i fundit që është shtuar në listën e njerëzve të merkatos te Interi, është ai i mbrojtësit Koffi Djidji, i cili është pjesë e Torinos që prej verës së 2018-ës.

Futbollistit 29-vjeçar nga Bregu i Fildishtë i skadon kontrata me torinezët në fund të këtij sezoni dhe te Interi kanë nisur kontaktet me menaxherin e tij, për t’i marrë firmën që në muajin janar.

Zikaltrit kanë gati një ofertë me pagë 1.5 milionë euro, për kontratë 2-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një vit të tretë, teksa opsioni i transferimit në Milano josh jo pak edhe mbrojtësin e lindur në Francë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat