Zbulohet e ardhmja e Alex Sandros

Futboll

Zbulohet e ardhmja e Alex Sandros

Më: 1 janar 2023 Në ora: 12:55
Zbulohet e ardhmja e Alex Sandros

Anësori i Brazilit dhe Juventusit, Alex Sandro do të largohet nga gjiganti italian në fund të këtij sezoni.

Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale Fabrizio Romano.

Sandro do të largohet nga “zonja e vjetër” si lojtar i lirë. Juve nuk ka në plan t’i ofrojë lojtarit një marrëveshje të re pune.

31-vjeçari amerikano-jugor luan për Juventusin që nga gushti i vitit 2015. Tarifa e transferimit të tij vlerësohet në 4.5 milionë euro.

Në sezonin aktual të kampionatit italian, Sandro ka zhvilluar 13 ndeshje, në të cilat ka dhuruar një asistim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat