Tjetër goditje e Kukësit

Futboll

Tjetër goditje e Kukësit

Më: 31 janar 2023 Në ora: 13:12
Tjetër goditje e Kukësit

Juan David Martinez do të jetë afrimi i fundit i Kukësit. Sulmuesi kolumbian ka mbërritur në Shqipëri dhe pritet plotësimi i dokumentacionit, që futbollisti të nënshkruajë me ekipin verilindor. 21-vjeçari është aktivizuar në të shkuarën me Fortaleza në Brazil dhe Cortulua në Kolumbi e tashmë ka si objektiv që të përdorë Kukësin si trampolinë.

Verilindorët kanë qenë një nga skuadrat më aktive në këtë merkato dimërore, duke tentuar që të bëjnë kthesën pas gjysmës së parë të edicionit ku zhgënjyen totalisht, pasi e panë veten në fundin e renditjes. Me dy fitoret e fundit kuksianët kanë nisur kthesën e shpresojnë që në Shkodër të marrin fitoren e tretë radhazi.

Kukësi ndodhet në vendin e tetë aktualisht me 22 pikë. Skuadra verilindore ka patur probleme teksa ka ndryshua tre herë trajnerin. Sezoni nisi me Skënder Gegën, për të vijuar më pas me Enkelejd Dobin, ndërsa tashmë skuadra drejtohet nga Rrahman Hallaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat