Mancini: Nuk e prisja

Futboll

Mancini: Nuk e prisja

Më: 21 mars 2023 Në ora: 17:47
Mancini

Njëzetë muaj pas finales së “Wembley”-t, rishfaqet sërish Anglia.

Në mes për Italinë është një Botëror i humbur.

Është një Itali që duhet se i ka humbur siguritë, por si kampione Europe, është e detyruar që të presë biletën për fazën finale të Europianit të 2024-ës në Gjermani.

Të enjten vjen në Napoli Anglia, ndërsa të dielën shkojnë në Maltë.

Ashtu siç anglezët kanë humbur pjesët e tyre, e njëjta situatë paraqitet edhe në kampin e Roberto Mancinit, i cili humbi Provedelin (u thërrit Karneseki nga U-21) dhe Dimarkon (në vend të tij Emerson) dhe konfirmohet edhe mungesa e Kiezës.

“Në njëfarë mënyre do të dimë ta menaxhojmë”, thotë Mancini në konferencën për shtyp mes kritikave për mungesën e lojtarëve të futbollit italian, ndërsa ai shkoi deri në Argjentinë për të marrë një sulmues si Retegui.

Sulmuesi argjentinas i Tigres, i huazuar te Boka, pa pasaportë italiane:

“Nuk dua të jem në vend të Gravinës, i cili është i zoti, por nuk është e thjeshtë.

Vendet nga dalin futbollistët janë Argjentina, Brazili, Uruguai, nga ku djemtë luajnë ende në rrugë, siç bënim ne.

Kjo nuk ndodh më. Reteguin e ndiqnim prej kohësh, ka cilësi edhe është një djalë i ri.

Nuk mendoja se do të na thoshte po, por ai tha menjëherë”, sqaroi tekniku. Për ndeshjen e parë kundër Anglisë do të mungojnë me siguri edhe Kieza dhe Dimarko: “Kieza ishte në Torino për të bërë një test sot, por nuk mendoj se do të vijë.

Dimarko është tani duke bërë testet për të kuptuar se në çfarë gjendjeje është, përndryshe do të thërrasim dikë tjetër. Lokateli?

Ka qenë gjithmonë me ne, në mesfushë jemi shumë dhe mund të ndodhë që të mos grumbullohet.

Ajo e djeshmja ishte një prej ndeshjeve të tij më të mira, duhet të vazhdojë kështu”.

Kjo do të jetë ndeshja e parë edhe pa Xhanluka Vialin, pjesëtarin e stafit të tij dhe shokun e ngushtë, i cili nuk e fitoi dot betejën me kancerin: “Për ne do të jetë e rëndësishme që të kujtojmë Lukën.

Është sikur të ishte me ne. Nuk do të jetë e thjesht, bënte gjëra interesante për djemtë, por jeta ecën përpara dhe ne do ta kujtojmë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat