Inzaghi i çudit të gjithë

Futboll

Inzaghi i çudit të gjithë

Më: 1 prill 2023 Në ora: 21:22
Inzaghi i çudit të gjithë

Interi është mundur përsëri dhe tashmë një vend në zonë Champions duket në rrezik për zikaltrit.

Faj për këtë ka edhe forma e dobët që po tregon Romelu Lukaku i cili po humb raste të pabesueshme.

Por pas ndeshjes ndaj Fiorentinës, trajneri Simone Inzaghi i ka çuditur të gjithë në konferencën për shtyp teksa ka theksuar se mendon që Lukaku ka rigjetur veten, edhe pse humbi raste të shkëlqyera që ndoshta i kushtuan pikët Interit.

“Nuk shënojmë prej tre ndeshjesh në kampionat dhe nuk na kishte ndodhur kurrë.

Ajo që po bëjmë në këto momente nuk mjafton,.

Është një rezultat që nuk na kënaq, kemi humbur dy ndeshje në shtëpi përballë tifozëve tanë, që na mbështetën nga fillimi e deri në fund, meritonin një tjetër rezultat. Ka faje, nuk kam çfarë të them për përkushtimin.

Të gjithë kanë dhënë gjithçka., duhet të jemi më të kthjellët dhe të egër para portës. Por nuk është thjesht çështje sulmuesish, por e gjithë skuadrës. Kemi krijuar shumë dhe të humbasësh 1-0 të dhemb shumë.

A ndikon merkato te gabimet e Lukakut? Për këtë gjë duhet te pyesni atë.

Unë e kam parë mirë fizikisht pas ndeshjeve të kombëtareve.

Nëse nuk do të kishte gabuar ato 2-3 gola, do të flisnim për një Romelu të jashtëzakonshëm.

Përtej merkatos për të cilën nuk kam ide çfarë ndodh, unë shoh një Lukaku që ka rigjetur veten. Me një realizim të ndryshëm, sot do të flitej për një tjetër Lukaku dhe një tjetër Inter.

Për fat të mirë ka një ndeshje pas 72 orësh, me një kundërshtar që njohim dhe që do të ketë të njëjtën dëshirë tonën, kemi humbur dy ndeshje të rënda, para tifozëve tanë.

Duhet të tregohemi të aftë të lëpijmë plagët.

E dini të gjithë kalendarin që na pret nga tani në fund të prillit, janë 9 ndeshje të një vështirësie ekstreme.

Duhet t’i bëjmë në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Inzaghi para gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat