Seria A e tronditur

Futboll

Seria A e tronditur

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 15:08
Topi

Patricia Venegas, ashtu si bashkëshorti i saj, Luis Alberto, është me origjinë andaluze dhe e ka dashur gjithmonë tokën e saj.

Ky afeksion është derdhur edhe te skuadra e Sevillas, ku numri 10 i Lazio-s ka luajtur tashmë dhe ku nëse do të mundte do të kthehej me nxitim.

Më 31 maj, padyshim që në shtëpinë e Luis Alberto-s të gjithë ishin tifozë me Sevilla-n në finalen e Europa League.

Menjëherë pas shprehjes së gëzimit për suksesin e skuadrës së drejtuar nga Mendilibar, profili social i lojtarit u mbush me epitete dhe fraza të papërsëritshme. Mirëpo, kjo nuk e trembi çiftin të cilët përkundrazi reaguan me shpejtësi, pa ulur kokën.

“Kështu janë njerëzit të sëmurë, nga festa për ekipin tim, Sevilla, të cilin e kam mbështetur për një jetë dhe që fitoi Kupën. Dhe gjëja më e keqe është se nuk mora vetëm një”, zbuloi Venegas në rrjetet sociale.

“Dua të them gjithashtu se janë denoncuar të gjithë ata që i janë përkushtuar dërgimit të këtij lloj mesazhi”, ka shtuar ajo, duke treguar kështu se ka marrë masa ligjore.N jë moment mjaft delikat dhe i trishtë për botën e futbollit.

“Vdis nga kanceri malinj, duhet të vdesësh keq, duhet të plasësh”, kjo është përmbajtja e disa mesazheve që i janë dërguar çiftir, tani kushedi se çfarë do të ndodhë por policia është në punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat