Pritet të largohet

Futboll

Pritet të largohet

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 17:26
De Bruyne

Manchester City dhe Kevin De Bruyne pas tetë viteve mund të ndajnë rrugët.

Ylli belg sipas medieve britanike, në muajin janar pritet të largohet nga “Etihad Stadium”.

32-vjeçari, i cili me Cityn ka kontratë deri në verën e vitit 2025, gjatë dimrit që po vjen mund të bëhet me klub të ri.

E ardhmja e De Bruyne thuhet se do të jetë Arabia Saudite. Al Nassr siç raportohet kërkon reprezentuesin e Belgjikës.

Man City mësohet së është i gatshëm të heq dorë nga lojtari për çmimin 60 milionë euro.

De Bruyne përveç Al Nassr kërkohet edhe nga Al-Hilal dhe Al-Ettifaq, dy klube tjera të mëdha në Arabinë Saudite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat