Plani i Realit

Futboll

Plani i Realit

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 12:01
Kylian Mbappe - djathtas

Te Real Madrid askush nuk shprehet me zë të lartë rreth objektivit për të nënshkruar me Kylian Mbappe.

Edhe pse e vërteta është se ambienti madrilen “zien” përbrënda dhe pret me padurim fundin e vitit.

Spanjollët shpresojnë që sulmuesi të rezistojë pa rinovuar kontratën deri më datë 31 dhjetor të këtij viti e më pas më datë një janar mund të nisin sulmin e plotë për të siguruar shërbimet e 25-vjeçarit.

Kontrata e Mbappes skadon në qershor të vitit 2024 dhe në këtë formë, prej një janarit, madrilenët lejohen të hapin negociatat me lojtarin në fjalë pa rrezikuar një ankesë të Paris Saint-Germain në organet e UEFA-s.

Plani i Realit nga ana tjetër është i qartë; t’i prezantojnë Mbappe ofertën më datë një janar dhe t’i vendosin sulmuesit një limit dyjavor. Nëse Kampioni i Botës me Francën nuk e ndan mendjen brenda dy javësh, atëherë historia merr fund njëherë e përgjithmonë dhe Real do të kalonte fokusin tek të tjerë futbollistë duke nisur me Erling Haaland.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat