Jude Bellingham beson se shoku i tij i skuadrës te Real Madridit, Arda Guler, ka potencialin për t’u bërë një lojtar i madh.
Kështu ka thënë Massimo Franchi, krijuesi i çmimit Golden Boy.
Bellingham është mbajtësi aktual i titullit dhe Franchi zbuloi për Marca: “Jude më tha në dhjetor të vitit të kaluar se Real Madrid kishte një lojtar të ri fantastik që është ndoshta edhe pak më i mirë se ai.
“Është turku Arda Güler, i cili shënoi një gol mbresëlënës ndaj Gjeorgjisë.
“Sipas Bellingham, ai bëri gjëra të pabesueshme në stërvitje dhe më pas Güler është vetëm 19 vjeç".