Interi do fitore

Futboll

Interi do fitore

Më: 20 prill 2025 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Interi e di shumë mirë që transferta me Bolonjën është delikate dhe e vështirë dhe për këtë arsye trajneri Simone Inzagi nuk ka ndërmend që të bëjë shumë ndryshime.

Është i detyruar që në sulm t’i besojë Aranautoviçit sepse Turam do të mungojë. Përkrah tij është Lautaro, ndërsa në mesfushë pritet që Zalevski të marrë vendin e Darmianit në krahun e djathtë për ta lënë pak pushim këtë të fundit.

Edhe në mbrojtje pritet që të ketë një ndryshim dhe bëhet fjalë për De Vrajin në vendin e Açerbit.

Në portë si gjithmonë do të jetë Zomer, i cili ka sjellë garanci dhe ka bërë maksimumin në këto ndeshje vendimtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat