Pezullohet mbrojtësi

Futboll

Pezullohet mbrojtësi

Më: 13 maj 2025 Në ora: 19:27
Pierre Kalulu me fanellë bardhë e zi

Juventusi ka humbur një lojtarë shumë të rëndësishëm për dy javët e fundit të kampionatit.

Mbrojtësi titullar, Pierre Kalulu është pezulluar me dy ndeshje.

Francezi u ndëshkua me karton të kuq ndaj Lazios, ndëshkim që i ka kushtuar pezullimin me dy ndeshje.

Ku kanë mbetur edhe dy javë për tu luajtur në Serinë A, sezoni për Kalulu është mbyllur. Megjithatë francezi nuk është i vetmi i pezulluar.

Për ndeshjen e radhës, Juventusi duhet të luajë edhe pa Nicolo Savonën dhe Khepher Thuram, të cilët kanë plotësuar numrin e kartonëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat