Plani i Bajyrnit

Futboll

Plani i Bajyrnit

Më: 20 janar 2026 Në ora: 13:18
Bayerni

Nojer i sigurt, Olise sensacional, Tah i rëndësishëm, Kejn po aq i mirë sa gjithmonë: mes gjithë këtyre ndryshimeve të personelit, rikthimi i Jamal Musialës pothuajse kaloi pa u vënë re në fitoren 5-1 në Lajpcig.

Çfarë e pret atë më tej? Për herë të parë që nga fraktura e rëndë e fibulës në Kupën e Botës për Klube në korrik, Jamal Musiala u rikthye në skuadrën e Bajernit, dhe për herë të parë në Bundesliga që nga prilli i kaluar.

Rezultati sapo ishte bërë 4-1 kur Musiala hyri në fushë në vend të Gnabrit dhe pak çaste më vonë festoi me entuziazëm. “Jamal do ta marrë atë asist,” tha Herri Kejn me një buzëqeshje, duke iu referuar aksionit ku Musiala përcolli pasimin e Luis Díaz te Olise, i cili finalizoi me saktësi për golin e 5-1.

“E pamë duke punuar fort çdo ditë, duke luftuar për tu rikthyer kaq shpejt. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, i nivelit botëror.

Jemi shumë të lumtur që është kthyer dhe që mund të luajmë sërish me të,” tha Aleksandar Pavloviç. Gëzimi i Musialës ishte i dukshëm pas paraqitjes së tij të shkurtër dhe të suksesshme. Megjithatë, nuk duhet pritur që ai të rikthehet shumë shpejt në formacionin titullar; kjo nuk është pjesë e planit për lojtarin e kombëtares. “Ishte një histori e hidhur, mënyra se si ndodhi në Amerikë, një traumë për të gjithë ekipin. Djali luftoi fort për një kohë të gjatë,” kujtoi trajneri Vinsent Kompani, duke theksuar se Musiala kishte punuar shumë në aspektin fizik. Kushti nga këndvështrimi i Musialës: atij i duhet kohë dhe do ta ketë atë. “Ai është nën zero presion për momentin, duhet ta shijoj dhe të vihet plotësisht në formë. Shpresojmë që të jetë në maksimumin e tij në shkurt dhe mars,” shpjegoi trajneri, duke paraqitur planin e tij për numrin 10.

Prandaj, për momentin janë të pavlefshme diskutimet nëse ai dhe Lenart Karl do të konkurrojnë për një vend titullari dhe si do të funksionoj bashkëpunimi me Kejn, i cili preferon të organizoj lojën nga thellësia si një numër nëntë nominal. Drejtori sportiv Maks Eberl e mbështet planin e Kompan për Musialën, duke thënë:

“Të marrë minuta në janar, të kënaqet, të jetë i pranishëm në fazat e rëndësishme.”

Një durim që pritet të shpërblehet, edhe me sy nga Kupa e Botës në verë, ku Musiala është pjesë e planeve të trajnerit të kombëtares Julian Nagelsman.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat