Nga Brazili te Llapi

Futboll

Nga Brazili te Llapi

Më: 20 janar 2026 Në ora: 16:23
Neto

Llapi nuk e ka ndërmend të ndalet me përforcime për pjesën e dytë të kampionatit. 

Llapjanët nuk janë në pozicion të mirë ku përfunduan gjatë vjeshtës në pozitën e shtatë me 21 pikë të grumbulluara.

Futbollisti Francisco Neto i bashkohet Llapit.

"22-vjeçari është bashkuar me ekipin pas marrëveshjes së arritur me klubin Esporte Lemenese dhe ka nënshkruar kontratë për tri vitet e ardhshme", njofton KF Llapi.

Kryetrajneri Tahir Batatina synon të kompletojë ekipin për pjesën pranverore, me synime që të ikë nga zona e rrezikut por edhe pretendon katërshen e parë në tabelë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat