Dietmar Haman është një nga analistët më të zëshëm televizivë dhe ish lojtari i kombëtares gjermane nuk heziton të kritikoj Bajernin duke theksuar mangësitë e klubit. Ai kritikon, për shembull, strukturën e pagave të klubit dhe pagën vjetore të Jamal Musiala.
“Nganjëhere kam përshypjen se te Real Madridi, Barcelona, PSG, Liverpuli dhe Mançester Siti vendos klubi, ndërsa te Bajerni janë agjentët ata që vendosin. Ose dikush tjetër.”
Sipas Haman, ka shumë shembuj ku klubi ka qenë në disavantazh gjatë negociatave:
“Negociatat me Dajot Upamekano u zgjatën pothuajse një vit, gjë që agjenti i tij e shfrytëzoi për të kërkuar oferta nga klube të tjera. Bajerni donte të zgjaste kontratën e Leroj Sanes, duke i dhënë kohë deri në gusht. Por ai preferoi të shkonte në ligën turke te Galatasaraj. Ishte lojtari ai që mori vendimin.”
Sipas Haman, Bajerni thjesht i paguan lojtarët “shumë mirë”: “Kontrata e Xhoshua Kimish u zgjat me katër vite me të njëjtën pagë, ai do të jetë 34 vjeç kur ajo të skadoj. Upamekano raportohet se është ofruar me plot 20 milionë euro në vit. Edhe Alfonso Dejvis fiton një shumë marramendëse. Kontrata e tij zgjat deri në vitin 2030. Natyrisht, kjo përhapet shpejt mes agjentëve.”
Më tej, sipas tij, është “përallë” pretendimi se klubi e ka ulur kohët e fundit strukturën e pagave:
“Shembulli më i dukshëm është Jamal Musiala.
Kontrata e tij është po aq afatgjatë sa ajo e Dejvis dhe, në kundërshtim me zërat, nuk parashikon 25 milionë euro, por sipas dijenisë time deri në 30 milionë euro në vit, plus tarifat e agjentit. Unë e konsideroj shumë të tepruar për një 22 vjeçar.” Haman vazhdoi:
“Do të habitesha nëse kjo do të kishte një ndikim pozitiv afatgjatë në performancën e tij.
Në dhomat e zhveshjes, ai nuk shihet më si një talent që duhet të ketë pak tolerancë, por si lojtari më i paguar, që merr më shumë se kapiteni i Anglisë dhe që tani duhet të jap rezultat.”
Pas një dëmtimi të gjatë, Jamal Musiala arriti të rikthehej, duke kontribuar me tre gola dhe katër asistime.