Llapi mposht Vëllaznimin

Hendboll

Llapi mposht Vëllaznimin

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 19:10
Llapi mposht Vëllaznimin

Llapi është gjysmëfinalist në Ligën e Pionierëve të Kosovës në hendboll.

Të dielën në Podujevë, Llapi në çerekfinale e mposhti Vëllaznimin me rezultat 25:23.

Të dy skuadrat kanë shfaqur aksione të mira dhe kanë dëshmuar se kanë hendbollistë me potencial për të ardhmen. Durim Talla i Llapit ishte i pandalshëm duke realizuar plot 14 gola. 7 i realizoi Etnik Bajoku, ndërsa 2 i kishte Edi Lushaku.

Te Vëllaznimi, përgjegjësia ishte më e shpërndarë.

Gert Zhubi realizoi 6 gola, ndërsa Ari Brahushi 5. Leand Gjoshi i shtoi 4 gola.

Dallimi më i madh ishte në pjesën e parë, të cilën llapjanët e fituar 9:5. Shifrat u ngushtuan pas pjesës së dytë, 15:13, ndërsa epërsia e Llapit prej dy golave ishte edhe në fund, 25:23.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat