Vdes veterani i UÇK-së

Kosova

Vdes veterani i UÇK-së

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Ka vdekur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bedri Gashi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj.

Elezaj, në llogarinë ka shkruar në Facebook se Gashi ishte ishte mësues, duke i edukuar në frymë patriotike brezat e rinj e po ashtu ishte edhe punëtor i vyeshëm i Administratës në Komunën e Klinës.

Me dhembje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Bedri Gashit, nga fshati Sferkë. Bedriu ishte mësues, duke i edukuar në frymë patriotike breza të rinj e po ashtu ishte edhe punëtor i vyeshëm administratës në Komunën e Klinës. Ngushëllime të sinqerta familjes Gashi, miqve e të gjithë atyre që e kanë njohur të ndjerin! I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, ka shkruar ai në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat