Përkujtohen dëshmoret e Gashit!

Kosova

Përkujtohen dëshmoret e Gashit!

Nga: Milazim Maraj Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 20:01
Milazim Maraj

Sot më rastin e 76 vjetorit të rënies u përkujtuan Dëshmoret: Komandant Bajram Gashi, Ramë Alia dhe bashkëluftëtaret e tyre. Në vitin 1945 kur në terë territorin e Jugosllavisë festohej fitorja ndaj fashizmit, në Kosovë anë e kënd, pikërisht në Komunën e Istogut u zhvillua luftë e ushtrisë dhe policisë serbe bashkë më partizanët shqiptar, kundër luftëtareve që mbrojtën popullin e vet nga bandat çetnike të Drazha Mihajloviqit.

Si sot para 76 viteve u zhvillua një luftë e pa barabartë, qindra ushtar e polic serb kundër një qete të vogël patriotesh shqiptar që vetes i kishin vu detyrë të mbrojnë popullin dhe tokat e Dardanisë, sipas vendimeve të Lidhjes së Prizrenit. Trupat e këtyre heronjve të vrarë i kishin ekspozuar në qendër të Istogut. Një partizan i gjorë shqiptarë kishte thirre shkijtë e Istogut që të kalonin mbi trupat e tyre.” Ejani kaloni; Bajram Gashi e Ramë Alia nuk qohen më”.

Por një grua që kishte në ndërgjegjeje ndjenjën humane shqiptare, kishte thirre më zë të lartë duke i drejtuar gishtin partizanit servil;” pse nuk shkove ti në Mokna të kaloje deri sa ishte gjallë, turp të kesh, si kalohet mbi trupin e njeriut të vdekur”. Ishte kjo koha kur vendin e ndenjës kombëtare e kishte zënë ideologjia komuniste.

Kur nuk lejohej të përmendej kombi, por ky termë ishte zëvendësuar më fjalën popull. Kur bashkimi dhe mendësia kombëtare ishin zëvendësuar më termin fals ”Vëllazërim Bashkim” me serbet dhe të tjerët por jo më shqiptaret. Kur Shqipëria nuk përmendej si shtet i shqiptarëve por si shtet fqinjë. Partizani i gjorë nuk e dinte se këta burra pikërisht më tetë shkurt 1945 po fitonin pavdekësinë. Nga ajo ditë ata u përmenden nëpër odat shqiptare, në biseda të njerëzve që kishin besim në njeri tjetrin.

Lavdërohej përkushtimi , trimëria dhe dashuria e tyre për shqiptaret dhe Shqipërinë etnike. Sot partizanët përmenden si farë e keqe për qeninë tonë kombëtare, si ideologjia më kombëtarizuese, me antishqiptare dhe më antinjerëzore, ndërsa patriotet ngritën feniks mbi hirin e trojeve tona të kallura dhe përgjakura më gjakun tonë.Bajram Gashi nuk u mjaftua më pastin që i dhe Mbreti i Shqipërisë. Ai bashkë më luftëtarët e tij donte lirinë e shqiptareve në atdheun e tyre, ata shpëtuan shqiptaret në Kushumli, Koloshin, Pazar të ri, Rozhajë, Kaquberr etj. Kryetari i Komunes së Istogut tha se do të ndërtojnë memorialin për këta Heroi dhe për 400 viktima të pushkatuara do të ndërtohet në Sheshin e Gjakut.

Lavdi jetës dhe veprës së heronjve tonë. I përjetshëm qoftë kujtimi për Bajram Gashin, Ramë Alinë dhe djalin i tij Salihi, që dhanë kontributin kapital për lirinë dhe pavarësinë tonë, për mbrojtjen e Shqipërisë. Ata luftuan që Shqipëria të mos copëtohet, që kombi shqiptarë të jetoj i lirë dhe i pavarur në tokat e veta brenda kufijve të Dardanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat