Ngjarjet e paralajmëruara për nesër

Kosova

Ngjarjet e paralajmëruara për nesër

Më: 21 prill 2021 Në ora: 00:47
Foto ilustruese

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton programin e shpenzimeve të RTK-së për periudhën janar-mars 2021 dhe kornizën afatmesme të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për periudhën 2022-2024.

(Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

Gjykata Themelore në Pejë rihap seancën e shqyrtimit gjyqësor për rastin ku Shaban Gogaj po akuzohet nga Prokuroria e Pejës për vrasjen e tani të ndjerit Agonis Tetaj, në shtatorin e vitit 2018-të.

(Ora 11:00)

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu pret në takim ministrin e MAPL-së Elbert Krasniqi.

(Zyra e kryetarit - objekti i KK të Ferizajt, ora 14:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat