Ngjarjet e paralajmëruara për nesër

Kosova

Ngjarjet e paralajmëruara për nesër

Më: 11 maj 2021 Në ora: 00:02
Foto ilustrim

Infermieri Enlirat Duraku pas grevës së urisë 14 ditore dhe asaj të etjes 4 ditore, dorëzon zyrtarisht kërkesat për rritje të pagesës së ndërrimeve të natës për infermier dhe të tjera. (Konferenca mbahet para Kuvendit, ora 08:30)

Komisioni për Shëndetësi i Kuvendit të Kosovës do ta vizitojë SHSKUK-në, ku do të takohet me kryesuesen e bordit dhe me drejtorin e SHSKUK. (Ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku do të shqyrtohet raporti i auditimit të performances të teknologjisë së informacionit në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, qeverisja, menaxhimi i operacioneve dhe siguria e sistemeve. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi mban konferencë virtuale në platformën “Zoom”, ku do të publikohet raporti: “Trajtimi i veprave penale kundër integritetit seksual”. (Ora 10:00, https://zoom.us/j/93120257900?pwd=SFNmQUIvT0tRaHlDaVYrN3l5bzJVQT09&fbclid=IwAR3NvHncaKxbNhGcv0zctb-OVzk94s6uIwnSeG0IAFFBCSkgTZeBxV7KruU#success)

Instituti GAP organizon tryezën me temë "A kemi shkolla të tepërta? Nevoja për ristrukturimin e institucioneve edukativo-arsimore parauniversitare”. (Sëiss Diamond Hotel, salla “Ulpiana”, ora 10:00)

Komuna e Prizrenit mban mbledhjen e parë për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2022-2024, ku tema e këtij dëgjimi publik është “Takimi me organizata”. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00)

Lëvizja FOL organizon debatin FOL Hapur me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci. (Hotel Sirius, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, ku do të shqyrtohet raporti vjetor i institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2020 dhe nismën legjislative lidhur me projektligjin për mbrojtje nga dhuna nё familje. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë. (Kuvendi i Kosovës, salla 302, ora 15:00)

Orkestra e AKV "Kastriotët", mbanë koncert me këngë popullore, dedikuar mjekëve tanë, me moton: "Ju faleminderit". Koncerti mbahet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë. (Salla e Teatrit "Adriana"- Ferizaj, ora:16.00)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat