Ngjarjet e paralajmëruara për nesër

Kosova

Ngjarjet e paralajmëruara për nesër

Më: 12 maj 2021 Në ora: 00:28
Prishtinë

Vaksinohen personat mbi 65-vjeç nga rajoni i Prishtinës. (Salla “1 Tetori” Prishtinë, ora 08:00-19:30)

Komisioni për Administratë Publike shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Media, për vitin 2020. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet diskuton rreth rekomandimeve të Raportit të Progresit të BE-së mbi buxhetin, financat dhe transferet. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë mban takim njoftues i Komisionit me Petrit Ajeti, drejtor i AKI-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit i LDK-së mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 10:00)

Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Platforma Zoom, ora 10:00)

Mbahet takimi konsultativ i Nën-komitetit për Bujqësi dhe Peshkatari (NK AGRI) me organizatat e shoqërisë civile në Kosovë. (Platforma Zoom, ora 10:00)

GERMIN organizon tryezën e rrumbullakët me temë “Votimi nga jashtë vendit”. (Hotel “Sirius”, kati i dytë, salla “Ariga”, Prishtinë, ora 10:00)

Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me Zyrën e BE-së në Kosovë dhe Projekti “ICT for Kosovo’s Growth” e financuar nga BE-ja, organizon eventin B2B (takime ndërmjet bizneseve ndërsektoriale). (Parku Inovativ dhe Trajnimeve- Prizren, ora 11:00.

Myftiu NaimTërnava jep mesazhin me rastin e Festës së Fitër Bajramit. (Selia e Kryesisë së BIRK-ut, Prishtinë. (Ora 11:00)

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës paraqet botimin “Platformë për rimëkëmbjen e arsimit në Kosovë”. (Salla e akademisë, Prishtinë, ora 11:00)

Artmotion mban konferencë për media mbi të drejtat ekskluzive të transmetimit të La Ligës, Copa di Italia si dhe Wimbledon. (Klan Kosova, ora 11:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton propozim-vendimin e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 13:00).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat