Ngjarjet e paralajmëruara për nesër

Kosova

Ngjarjet e paralajmëruara për nesër

Më: 19 maj 2021 Në ora: 00:07
Foto ilustrim

Banka Qendrore raporton në Komisionin për Buxhet mbi të gjeturat e Raportit të Progresit për vitin 2020. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

GLPS organizon tryezën e diskutimit me temën “Reforma e agjencive në Kosovë: Me fokus të veçantë në reformën e Agjencive të Pavarura Rregullatore (APR)”. (Platforma ZOOM, orën 10:00)

Vazhdon seanca e jashtëzakonshme e prezantimit të programit të Qeverisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Inspektori i Përgjithshëm i AKI-së Burim Ramadani raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00)

Mbahet konferenca e pestë për ecurinë e çështjes së Thaçit dhe të tjerët. (Hagë, ora 11:00)

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, merr pjesë në ceremoninë e hapjes së Qendrës për Karrierë. (Qendra e Kompetencës, Prizren, ora 11:00)

Kryetari i PDK-së në Prizren Shaqir Totaj, mban konferencë për media. (Zyrat e reja të Degës së PDK-së, rruga ''Saraçët'', Prizren, ora 11:00)

Promovohet ekspozita e veçantë e koleksionit të figurës qendrore të trashëgimisë muzikore folklorike të Shaqir Hotit. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, Prishtinë, ora 12:00)

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka merr pjesë në përurimin e projektit “Infografika dhe sinjalizimi në objektet e Administratës”. (Objekti i Administratës, Prizren, ora 13:00)

Mbahet mbledhje komemorative kushtuar doajenit të këngës shqipe, Ismet Bogujevci. (Teatri Kombëtar i Kosovës Prishtinë, ora 13:00)

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së shtëpisë së bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë-Maqedoni Veriore, Shqipëri-Kosovë dhe Mali i Zi-Kosovë. (Kompleksi banesor Prime, rruga “Tirana”, hyrja D, kati i pestë, nr.53, Prishtinë, ora 13:30)

Nxënës të gjimnazeve “Sami Frashëri”, “Xhevdet Doda, dhe “Ahmet Gashi” në Prishtinë organizojnë marshin protestues “TRAUMË, JO LOJË”, me pikëtakim te sheshi “Zahir Pajaziti” dhe marshim deri te ndërtesa e Komunës së Prishtinës. (Ora 14:30)

Hapet ekspozita “Si u vra Kodi Etik i Hipokratit dhe si u shkelën ligjet”. (Muzeu Kombëtar, Prishtinë, ora 18:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat