Fundjavë e nxehtë vere

Kosova

Fundjavë e nxehtë vere

Më: 21 maj 2021 Në ora: 07:09
Ilustrim

Të enjten më ftohtë me shi dhe bubullima. Nga fundjava përmirësim i motit me temperatura në rritje. Javën e ardhshme edhe mbi 30C.

21.05 - Herët në mëngjes vende-vende me reshje të dobëta shiu. Ditën vransira dhe intervale me diell, por pa të reshura.

22.05 - Më ngrohtë, kryesisht me diell.

23.05 - Kryesisht me diell e shumë ngrohtë.

24.05 - Nxehtë, kryesisht me diell. Herë herë me vransira kalimtare.

Temperaturat e ajrit të enjten pësojnë rënie, e nga fundjava me tendencë të rritjes. Minimalet zbresin deri në 6C të shtunën, e më pas deri të hënën rriten në 10C, ndërsa maksimalet nesër zbresin deri në 16C, por nga fundjava në rritje deri në 27C, e të hënën edhe deri në 30C.

Era do të fryj mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga krahu verior 5-13m/s, e në fundjavë nga jugperëndimi 5-12m/s.

Shtypja atmosferike pasi pëson rënie të enjten, më pas me tendencë të rritjes edhe mbi vlera mesatare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat