Java fillon me shi, më pas ditët me diell

Kosova

Java fillon me shi, më pas ditët me diell

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 19:42
Ilustrim

Në fillim të javës mbetet mot jostabil, me rrebeshe e bubullima. Nga e mërkura mot më i qëndrueshëm, me më shumë diell, e jo aq nxehtë. Temperaturat lehtë nën vlera mesatare.

Indeksi i rrezeve UV, në rastet kur do të ketë intervale me diell orëve të mesditës, do të jetë kryesisht në vlera të larta, ku preferohet të kufizojmë qëndrimin në diell nga ora 10 deri 16.

19.07 - Kryesisht me vransira dhe jo shumë ngrohtë. Nga mesdita priten zhvillime të rrebesheve me bubullima. Lokalisht reshjet mund të jenë paksa më intenzive, e të shoqërohen edhe me breshër.

20.07 - Vransira dhe intervale me diell. Pasdite priten mundësi për rrebeshe të izoluara shiu me bubullima. Në mbrëmje më pas priten kthjellime.

21.07 - Kryesisht me diell.

22.07 - Pas mëngjesit më të freskët, ditën kryesisht me diell.

23.07 - Mëngjesi i freskët. Ditën pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.

Temperaturat minimale në pjesën e dytë të javës shënojnë një rënie nga 15C e 17C sa do të jenë ditëve të para, në 12C, ndërsa maksimalet do të luhaten nga 24C deri në 27C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 2-10m/s.

Shtypja atmosferike mbetet nën vlera normale edhe ditën e hënë, më pas shënon rritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat