Kryetari Aliu uron Bajramin

Kosova

Kryetari Aliu uron Bajramin

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 07:46
Agim Aliu

Kryetari Agim Aliu ka uruar qytetarët e Komunës së Ferizajt, me rastin e Festës së Kurban Bajramit.

“Qoftë kjo ditë rreze shprese e begati që t’ju përcjellë gjithë kohës”, ka shkuar ai.

Postimi i plotë:

Të dashur bashkëqytetarë!

Në këtë ditë të flijimit, njërës dorë që i ndihmon dorës tjetër në nevojë, sakrificës për Krijuesin e trasimit të rrugës së urtësisë, Festës së Kurban Bajramit, nga zemra bashkë me familjen, ju urojmë, bekime, mbarësi e bardhësi, ju dhe familjeve tuaja. Qoftë kjo ditë rreze shprese e begati që t’ju përcjellë gjithë kohës.

Urime Festa e Kurban Bajramit!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat