Moti për javën e parë të nëntorit

Kosova

Moti për javën e parë të nëntorit

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 20:09
Ilustrim

Java e parë e nëntorit me mot më të butë. Të martën në mëngjes me shi, e më pas vransira e diell. Temperaturat maksimale edhe deri në 20C.

1.11 - Mbetet kthjellët e kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë, e në vise të ulëta me kushte për mjegull apo mjegullinë.

2.11 - Kryesisht me vransira, orëve të mëngjesit reshje kalimtare shiu. Pasdite intervale me diell.

3.11 - Pas mëngjesit me mjegull apo vransira të ulëta në ultësira, ditën vransira e intervale me diell, me mundësi për riga lokale shiu.

4.11 - Mot i butë e pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell gjatë ditës.

5.11 - Butë, me vransira e diell.

Temperaturat minimale të hënën ende mund të zbresin në vlera negative në -1C, por nga e marta luhaten ndërmjet 6C e 10C, e maksimalet të martën zbresin deri në 13C, mirëpo deri të premten shënojnë rritje edhe në 20C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugu e juglindja 3-12m/s.

Shtypja atmosferike në rënie deri ditën e martë, më pas me tendencë të rritjes edhe mbi vlera normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat