Vdes historiani Skender Rizaj

Kosova

Vdes historiani Skender Rizaj

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 19:30
Skender Rizaj

Ka vdekur historiani Skender Rizaj.

Lajmin për vdekjen e ka bërë të ditur nipi i tij Arion Rizaj.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në ora 12:00 në varrezat e qytetit në lagjen Arbëria.

“Pusho i qetë gjysh! I mbylle sytë më 28 nëntor, për Diten e Flamurit! I’a dedikove gjithë jetën historisë e çështjes shqiptare dhe në një ditë historike ndërrove jetë! Mburremi me ty!”.

“Varrimi bëhet nesër (E Hëne) në orën 12.00 tek varrezat e qytetit në lagjen Arbëria. Për shkak të situatës pandemike, të pame nuk do të ketë”.
Skender Rizaj ishte një ndër themeluesit e Departamentit të Historisë të Universitetit të Prishtinës. Ai u lind në Pejë më 14 mars 1930.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat