​Ngjarjet e datës 16 dhjetor

Kosova

​Ngjarjet e datës 16 dhjetor

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 00:35
Ilustrim

Mbahet ceremonia e pranimit të donacionit të Buldozer-it për Deponinë në Komunën e Dragashit. (KRM Ekoregjioni - Njësia Operative Prizren, ora 09:30-10:20)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike mban diskutim rreth procedurës të mbikëqyrjes së rekomandimeve të dhëna për organizatat buxhetore. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Forumi për Iniciativa Qytetare – FIQ mban konferencën finale të projektit ATAR2”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00-13:00)

EULEX-i do të bëjë prezantimin e Raportit të tij të dytë publik të Monitorimit Sistemik dhe Tematik në Drejtësi me gjetje dhe rekomandime për përmirësimin e sundimit të ligjit në Kosovë. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 11:00)

Lansohet thirrja për Instrumentin e Investimeve Kapitale, program i MAPL në partneritet me UN-Habitat Kosova dhe MMPHI. (Ish-Rilindja, Amfiteatri i ndërtesës së ministrive, përdhes, ora 11:15)

Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës do të protestojë me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ora 11:30-12:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut shqyrton nismën ligjore mbi Projektligjin për mbrojtje nga dhuna në familje, si dhe mban takim me
Elvana Shalën – ambasadore e Vullnetit të Mirë për Kosovën në Komisionin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 12:30)

KOK në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve të Kosovës organizon konferencën ndërkombëtare "Sporti dhe Media". (Hotel “Swiss Diamond”, ora 13:00-15:00)

Mbahet mbledhja konstitutive e Kuvendit të Odës së Mjekëve të Kosovës. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 15:30-17:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat