Ngjarjet e datës 24 janar

Kosova

Ngjarjet e datës 24 janar

Më: 23 janar 2023 Në ora: 23:56
Foto ilustrim

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shqyrton në parim Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe Peticione, shqyrton Raportet me Rekomandime për Projektligjin për Sigurinë Kibernetike dhe për Tubimet Publike. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjet për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës dhe pёr Kinematografinë. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj organizon prezantimin publik të raportit të punës për vitin 2022.(Amfiteatri i universitetit Ferizaj, ora 10:00) 

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton vendimin e Qeverisë për Investitorin strategjik “MOXICO LUMA KOSOVA MINING L.L.C” dhe plotësim ndryshimin e Ligjit për energjinë. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, shqyrton raportin vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2021, dhe vendimin e Qeverisë së Kosovës për miratimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe U.D i drejtorit të Thesarit, Nysret Koca, raportojnë në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

Organizata ‘OAKTIV’, me rastin e ditës botërore të edukimit, zbulon muralin sensibilizues për fëmijët me aftësi të kufizuara. Marrin pjesë ministrja, Arbërie Nagavci, Maria Suokko UNDP. (Shkolla ”Shaban Shala, ora 13:00) 

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan do të mbajë konferencë për media.( Lipjan, ora 13:00)

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës oraganizon Gala mbrëmje dhe ceremoni shpërblimesh.( Holiday Resort, ora 18:30)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat