Sekuestrohen aparate për prodhimin e kriptovalutave në Lipjan

Kronikë e zezë

Sekuestrohen aparate për prodhimin e kriptovalutave në Lipjan

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 21:13
Sekuestrohen aparate për prodhimin e kriptovalutave

Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, përkatësisht hetuesit e stacionit policor të Lipjanit, kanë realizuar një operacion bastisjeje i cili ka rezultuar me gjetjen e aparaturave për prodhimin e kriptovalutave.

Operacioni është zhvilluar në rrugën “Mbreti Zog” në komunën e Lipjanit.

Me këtë rast janë sekuestruar 127 kartele grafike të vendosura në 22 korniza.

Në vendin e ngjarjes përveç zyrtarëve të KEDS–it, janë ftuar edhe zyrtarët doganorë, për të proceduar më tej me rastin, njofton Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat