Urime për Vitin e Ri

Kultura

Urime për Vitin e Ri

Nga: Thanas L. Gjika Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 21:18
Thanas L. Gjika

Viti 2020 ishte nje vit i covidit-19 me plot veshtiresi dhe me akrobaci te Kryeministrit Z. Edi Rama, i cili nga nje ane mbodhi dy qeverite (te Shqiperise e te Kosoves) ne nje mbledhje e shpalli se punon per planin strategjik KUQ E ZI, pra per bashkimin e shqiptareve ne nje shtet kombetar, nga ana tjeter vendosi trarin te kufiri Shqiperi-Kosove dhe nuk shkoi per te degjuar e pershendetur fjalimin historik te Z-njes V. Osmani qe mbajti ne parlamentin e RSH dhe i kritikoi idete e saj atdhetare te nje politike te re...

Por une nuk behem pesimist sepse vetem duke lexuar ne gazeta e fb gjate ketij viti vura re se ne shqiptaret jemi nje popull vital. Me gjithe kete gjendje te veshtire shume prej nesh kete vit hartuan disa krijime shume te goditura, ndoshta me te mira se te viteve te tjere qe kane qene me te mbare.

Nuk po permend shume emra, por sa per ilustrim po permend poetet e talentuar Shinasi Rama, Xhevdet Bajraj, Agron Tufa, Petraq Risto me vellimet e tyre te rinj poetike me figuracione origjinale, Luan Ramen me krijimet poetike e tregime te ndjera; kampionin e te perndjekurve Lek Pervizin; analistet Jozef Radi, Adriatik R. Dostin me artikujt e kthjellet, gazetaret Frank G. Shkreli, Beqir Sina, Dalip Greca, Ruben Avxhiu, Edlira e Skender Bucpapaj, kampionin e te perndjekurve Lek Pervizi; Visar Zhitin me shkrime brilante ne proze e poezi, romancieret Thanas Medi, Thanas Jorgji, Kristaq Turtulli, Agim Bacelli me romanet e tyre terheqes; Grigor Jovani me poezite e tij plot ndjenja te ngrohta; Kostandin Koliqi me analizen e mbrekullueshme te vitit te mbrapshte 1997, Akri Cipa me analizat e shkurta plot mendime te thella, Baki Ymeri qe ka vijuar te botoje ne Bukuresht revisten "Albanezul", Sami Milloshi me vellimin me tregime perkthyer anglisht nga zonjusha Carrie Hooper e shume tregime e piktura, piktore te shumte si Haxhiraj, Rizaj, Karanxha , Xega, etj; agronomin Koco Mosko me studimet per drure frutore e dekorative; komentatore te shumte ne fb midis te cileve shquhen Z. Klodi Stralla, George Fefa (Gjergji Pano), Anthony Perdoda, Arben Kallamata dhe i ndjeri Kliti Kallamata, etj; fotografi i talentuar Eliano Kalemi qe po e afron fotografine me pikturen; shkrimtarin memuarist e fotograf artistik Ylli Demneri e nje mori shqiptaresh te tjere ne diaspore e brenda ne Shqiperi, Kosove e Maqedoni te Veriut qe kane botuar vepra te shumta cilesore. Si dhe shume femra intelektuale si qe kane botuar poezi, tregime, skica, romane, studime midis tjerash popermend Meri Lalaj, Eglantina Mandia, Julia Gjika, Emrie Krosi, Merita Shkupi, Klara Celo, etj...

Pra ky vitalitet krijues me jep kuraje te mendoj se Viti i Ri 2021 do te jete edhe me i mbare, madje shpresoj e uroj qe ne zgjedhjet e 25 prillit votuesit shqiptare te fshijne nga lista emrat e kandidateve qe kane vene partite politike dhe te vendosin emra njerezish te ndershem qe nuk kane qene me pare pjese e klases se korruptuar politike...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat