Arti im

Kultura

Arti im

Nga: Agim Desku Më: 6 janar 2021 Në ora: 10:03
Agim Desku

Je fjalë e rrallë

Bukurinë me vete e merr

Pasqyrë të kam ku shihem

Dhe të shoh

Pikturë që s'fshiheh kurrë

Të pikturoj në det e valë e tij

Atherë bëhesh në re të bardhë

Por pa stuhi

Të ëndërroj

në mijëra ngjyra ylberi

Sa mirë të shoh

Kur më je pranë qiriut të Naimit

Atëherë ngrohemi

në zjarrët prekaziane

Flasim veç për pushkën e lirisë

Të pikturoj

Nē çlirimtaren e atdheut

Në muzëne vargut tim

Sa herë ngritësh e rritësh

Në liri

Në heroinë të kanë bekue zanat

Për të ecur Rrugës së Kombit

E lirë

Më u ba arti im i shtrenjtë

Dhe një ditë ke më u shndërrue

Në hyjri të shenjtë.

Të pa identitet

Mjerisht në zagar mali gjuajnë shpatën

Këta gjarpërinjtë e gjakut të helmuar

Më mirë e gjejnë veten në anakonda

Të pa identitet e të dalurit fare të atdheut

E di se kohërat sjellin edhe ndytësira

Por me këta Apikalipsa as djajtë s'merren

Tru shpërlarë e mbeturina të korbave të zi

Tërë natën në errësirë rrinë deri në agim t'ri

E dehen botën dhe e vranë epokën e lirisë

Nuk i bënë ballë të vërtetës që ju dhembë

Se i kishin sytë të vërbuar të tradhtisë

Sot në shetije e zënë udhën e ardhmërisē

Eh kjo tokë i ruan nē zemër burrat e atdheut

Edhe tradhtarët në një anë ia lenë historisë

Të jetoi Shqipëria luftuan heronjt e lirisë

Në një kohë pa plagë epoka e vet i mallkon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat