Epopeja e lavdishme e Jasharajve

Kultura

Epopeja e lavdishme e Jasharajve

Sami Arifi Nga Sami Arifi Më 5 mars 2021 Në ora: 12:00
Foto arkiv

Në zemrat tona mbetesh burim i lirisë,

i popullit t’Kosovës i gjithë shqiptarisë!

Liria nga ju mori frymë e mori dheun,

si dikur me Skënderbeun!

 

Sikur dielli kur ndriçon,

mbarë botën hijeshon!

Nga ju vet, Adem Komandant Legjendar,

liria buron!

me shpejtësi si rrëfeja trojet shqiptare mbulon!

 

Ju sjeni vdekur, Ju s’vdisni kurrë!

sa të ketë shqiptarë, do të ketë flamur!

Në pavdekësi për popull, t’jetojmë t’lirë në këtë dhe,

në vatrat tona shkjau, s’do t’ketë vend nga ne!

 

Burim i pashterrshëm jeni anë e mbanë,

krenaria e kombit për ushtri vatan!

Nuk ka pendë që shkruan madhështinë tuaj,

kërkon vendet e arbrit, s’donë robëri nga t’huaj!

Qëndron n’zemrat tona i pavdekur kurrë,

qëndresë e pamposhtur për armiqtë turbuar!

Posi beu ynë për atdheun tuaj,

ishte komandanti. si Skënderbeu n’Krujë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat