Atë emër

Kultura

Atë emër

Nga: Nexha Reçica Më: 14 prill 2021 Në ora: 14:13
Nexha Reçica

Si e ka quajtur gazetari

Para vdekjes,

Kurrē s'do ta dish!

As që do ta gjeni

Në librat e evidencës,

Kur e humbi jetēn

Në fatkeqēsinë

E komunikacionit!

 

Harroi t'i vijë nëna,

Motra!

Kohērat si zēnë

Nëpër dhimbjet e mia!

 

Janē fjalēt e gazetarit,

Atë emër

Unë kurrë nuk do ta dija,

Po tē mos ishte para vdekjes!

 

E kaq shumë e desha të jetë

Ky shënim pēr atë emër!

 

 

GAZETARI

 

Ai shkroi në gazetë.

Pa e identifikuar

Se ç'emër kishte,

E çdo emër hynë,

Nga mospërvoja!

 

Mbyllet në etikë

Fjalia e kēsaj pabesie!

Vonë do të vërtetohej

Përbrenda shënimit

Në arkiv!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat