E tashmja e gjithkohëshme

Kultura

E tashmja e gjithkohëshme

Nga: Isak Ahmeti Më: 16 prill 2021 Në ora: 10:08
Isak Ahmeti

Zoti im

Ti je i gjithëkohshëm

që përmes Hirit tënd

gjithëkohësi

shpirtit tonë i dhuron

për ta bërë të ngjashëm

me veten

 

Ti kohën e mat

vetëm me dashuri

dhe dashuri mbjell

 

Koha flet për ty

Koha

Zoti im

fl

et për Ty

 

Do kalojmë nga kjo jetë

në një kohë tjetër

 

Ti i bashkon

Qiellin

dhe Tokën

 

Fjala e jote

deri në fund të kohëve

 

Je libër i gjallë

që lexohet

përjetësisht

 

Zoti im

Ti je kudo në gjithësi

Gjithkund prania jote

 

Çdo gjë

është bërë prej Teje

 

Nuk do isha unë

sikur ti të mos ishe tek unë

 

Pa Ty

unë

Zoti im

do isha një hiç

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat