T’paditurit apo t’shiturit?!

Kultura

T’paditurit apo t’shiturit?!

Nga: Sami Arifi Më: 15 maj 2021 Në ora: 09:09
Sami Arifi

O ju të mjerë lexoni historinë,

kush më shumë se i vuajturi izraelit bëri për Shqipërinë!

T’bëjmë mirësinë me miqtë që na bënë si rrush,

lereni palestinezët që janë bashkë me serb e rus!

 

Është për çudi me ca n’pushtet,

që në këto protesta u gjenden edhe vet!

Ambasadori palestinez n’Beograd;

thotë lereni këto fora,

Kosova n’Serbisë do mbetet prap!

 

O ju n’pushtet që sot jeni t’parë,

frenoni t’këqijt që janë nisë me ardhë!

Nese jeni me ta populli bënë medet,

që me votat e tyre erdhët n’pushtet!

 

Fjala e lirë n’demokraci ka dhe përgjegjësi,

jo me protesta tilla për t’na prishin miqësi!

Ndaleni t’keqen ende sa s’është vonë,

se për miqtë tanë historia na mësonë!

 

T’hiqemi nga lindja që udhëheqet me Rusinë,

e kaluara tregon shqiptarët nga ta patën veç zinë!

Me miqësinë izraelito-amerikane gjetëm ne bardhësi,

prandaj populli ynë për t’ec rrugës ndriçuar,

Historinë e vet gjithmonë duhet mësuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat