Mbi Dardani

Kultura

Mbi Dardani

Nga: Valbona R. Hadri Më: 6 qershor 2021 Në ora: 19:57
Valbona R. Hadri

E pashë në mbrëmjen e zjarreve

Nurin e saj plot shkëlqim gruaje

 

Shikimi i saj më ngjante në rreze drite

që depërtonte në brendèsinë e gjetjes

së çelësit për t'i hap portat e lirisë

 

Është një pamje madhështie e femrës

e veshur me dinjitet

e mbështjellë me yjet e flamurit të

të plotfuqishmëve

 

Prandaj

ajo ndërtoi shumë shtëpi ndër ne

shtëpi me dyer të hapura

për zonjën çlirimtare

 

Tani

në fillim dite dhe në mbarim nateje

para emrit të saj

në shenjë falënderimi

falen gjithë të gjallët e shpëtuar

nga dora e zezë

që mbillte vdekje

gjithandej trojeve tona

mbi Dardani.

 

06.06.2021

Valbona R. Hadri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat