Mediet e komunikimit

Kultura

Mediet e komunikimit

Nga: Xhevdet Baj raj Më: 7 qershor 2021 Në ora: 18:59
Xhevdet Bajraj

Dy paragrafe frike kalojnë

nëpër mediet e komunikimit

pastaj një paragraf

me kontigjentin e ushtarëve në Siri

përsëri dy rreshta frike

pastaj paragrafi që tregon se

zogjtë grabitqarë të princit arab

fluturojnë vetëm me aeroplan

sërish frikë

pastaj dy rreshta me lajmin se

një njeri në Kinë

e shiti veshkën e tij për të blerë një iPhone

prapë një paragraf që mbjell frikë

dhe kështu

derisa të bëhet normale për njerëzit

Jetojmë në një treg të lirë

jo në një botë të lirë

"Kafe me nënën", Shtëpia botuese Armagedoni, 2020

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat