Patronazhist

Kultura

Patronazhist

Nga: Fatmir Lohja Më: 21 korrik 2021 Në ora: 07:34
Fatmir Lohja

Një ditë të nxehtë korriku ,  kur u çertikuan zgjedhjet zyrtarisht , trokita në derën e zyrës së zotit Qerim . Më priti më mirësi. U habita me sjelljen e tij. Më drejtoi cigare  nga paketa e shtrejtë.I trokita në derë, i bindur, se do të më gënjejë si përhera .

- Ç’e mirë të solli në zyrën time ?-  me pyeti zoti Qerim pas përshendetjeve rutinë, kur zura vend   në  karriken përballë.

            Na ndante  një tavolinë e gjërë  me dru arre. Ishte e  mbipopulluar me paisje të ndryshme , si të vjetra,  edhe moderne.Vetëm letra , libra, nuk veçova mbi tavolinë.

- Për të më futur në punë, si më ke premtuar, -ia  kthej shkurt.

- Na ka dalë një problem me ju. Eja shihe vetë në kompjuter!

U ngrita nga karrikja. Shkova të shoh në kompjuter, pas  shpinës së zotit Qerim. E pashë më sytë e mia, se një pantronazhist kishte shkruar me gërma kapitale , se unë jam mbështetës i  flaktë i opozitës. Gati sa nuk, më luajtën mend e kresë, kur pashë, se patronazhisti ishte dora  vetë zoti Qerim.

- Ka një gabim këtu. Unë nuk mund të jem patronazhist, sepse  jam deputet,-  u mundua zoti Qerim, të më shpjegojë me mburrje deputetllëku.

  • Si ka gabim për ju, duhet të ketë gabim edhe për mua,- ia ktheva shkurt, dhe u riula te karrikja përballë.
  • Gabimin e bërë për mua, e ndreq menjëherë, për ju ka shumë burokraci  për ta rregulluar.
  • Ti e di mirë se aplikova online te rubrika: “ Deputeti që duam” .
  • E di edhe përgjigjen tënde kur të kërkuan një video prej shtatë minutash: “ Disponoj origjinalin, vidion e bëjmë  si të doni.”
  • E di, se pas kësaj  praktike,me shkarkuan nga puna. Pse më the ,se  pa para ,në listen e partisë tënde  nuk mund të rreshtohem, pranova të bëj propogandë për zoterinë tënde. Si familje nuk  të kërkuam asnjë cent, ndonëse dorën e fusnje shpesh në xhep, -ia ktheva me nervozizëm.

- Nuk e mohoj, - dhe zoti Qerim u ngërdhesh pa lezet.

Nuk ka faj zoti Qerim. Papunësia me bëri ta ul kokën. E di mirë ,që arsimin e detyruar, nga ndërhyrjet e mia e ka mbaruar. Në CV- i rreshton diplomat universitare të shumta.” Koka bën, koka e pëson”- ka thënë i moçmi. Se mund të më gënjente kaq shumë, asnjëherë nuk na  shkoi në mendje as mua, e as familjes. Jemi komshi të vjetër.

- Si mund t’a zgjidhim  shqetësimin  tim ?- e  thumboj me shpirtë.

- Kjo është pyetje me mend,-  u munda të më japë kurajo zoti Qerim.

Pak gjatë e tjerri, për të më dhënë kurajo. Ideja qe afërsisht kjo. Për të  hequr hijen në biografi, të cilën ma ka katranosur një patronazhist,  duhej  deyrimisht të konvertohesha  në patronazhist.

- Vetëm në këtë mënyrë, partija e jonë   të hap rrugën për karrjerë  të sigurtë shtetërore!- i mbylli zoti Qerim këshillat e tija, për mua.

  • Rrugë tjetër nuk ka?- e pyes , duke u shtirur si i habitur.
  • E vetmja rrugë  !Nuk e ke vëne re, se komandanti ynë, pas zgjedhjeve përshendet vetëm patronazhistët.

- E kam dëgjuar. Nuk më ka shkuar ndermend, se me thirrjet e tija, po  jepte urdhërin : “ Të bësh hajër në Shqipëri, duhet detyrimisht të rregjistrohesh  patronazhist!” Shumë bukur. E zgjuar, - u shtira,  sikur u kënaqa me zgjuarsinë e komandantit të tij.

U mbështeta në karrike. Po e shihja zotin Qerim në sy. Po shaja veten pse shkova në atë zyrë. Si i papunë ,koha më mjaftonte. Mendova ta tjerr edhe unë,  si zoti Qerim.

- Që ta bëj punën mirë, cilat janë detyrat e patronazhistit ?-e qesëndis me shumë deshirë.

- Pyetje me vend,- dhe zoti Qerim thërriti dikë, më anë të telefonit mobil.- Ndihmsi im do t’u shpjegojë të gjitha udhëzimet që ka dhënë komandanti për punën e patronazhistëve.

Më përshendeti pa u ngritur nga karrikja luksoze, kur i arriti  ndihmësi  në zyrë. Nuk  i luajti asnjë nerv në fytyrë për premtimet , qe më  ka bërë gjatë fushatës elektorale. Më premtoi, se për të mirën time,  nuk do të më takone , se kështu e ka proçedura. Shatra-patra dola nga zyra e tij.Ndihmësi më urdhëroi t’i shkoja  pas. Me shprehjen e Gjergj Mullagës:” Fundi daltë për hajër!”- i shkova pas,  si qëngji manarë.

Shefi me vartësin kishin një diferëncë moshe rreth dy dekada.E   pata të veshtirë t’i diferencoja. Mbanin të njejtat ; veshje; mjekercjeper; musteqespic, sa më kujtuan Lej Fenet e dikurshëm, me leninskat mbi kokë.

- Zotëri ! Mos të shkojmë në zyrë! Pimë nga një cigare  jashtë. Më sqaron pa emocione zyre !- u ktheva në vend ,dhe mora drejtimin për të dalë jashtë nga institucioni partijak.

Me sa u duk, propozimi im i pëlqeu. Erdhi edhe ai pas meje.I dhashë një cigare.E mori, ndonëse nuk i pëlqente markat e lirë. Ia ndeza ,duke vënë dorën në zemër për respekt.

- Po të dëgjoj të më shpjegosh për detyrat e patronazhistit?- e thumboj për qejfë.

- Nuk janë të veshtira, - e nisi për të më dhënë kurajo.

I ra pak gjatë, për të më mbushur mendjen se duhej të bëja sa më shumë  simpatizantë për partinë e tyre politike. Ia preva shkurt, se atë punë nuk e bëja dot,  se nuk jam anëtarë partije.

- Ke të drejtë në arsyetim, - m’u kthye befasisht.- Nga ju, që nuk jeni anëtarë të partisë sonë, patronazhistët si detyrë kryesore kanë, të informojnë partinë, se kush në administratën shtetërore  është simpatizant i opozitës. Nga këto informacione ne pastrojmë një herë mirë nga barishtet e keqija administraten publike.-  dhe e gufoi gjoksin si kaposhi.

  • Për këto punë, dikur, shteti paguante honorar njëqindenjëzet lekë në muaj .Ju sa paguani?- e pyes me ton.
  • Partija jonë e lavdishme nuk ka para për t’i paguar këto sherbime .
  • Ku është interesi im?
  • Nëse informacionet e juaja, janë të shumta, dhe të sakta, ne do t’u afrojmë punë në administraten shtetërore , sipas profesionit që ju keni.
  • Konkurset e shpallura për vende pune, qenkan fiktiv!?- i kthehem më nervozizëm.
  • Më ke kuptuar drejtë, - më kthehet me një zgërdhirje të peshtirë.
  •  Si me zotin Qerim, edhe unë e  ti ,nuk duhet te takohemi,- e thumboj për qejfë.
  • Shumë saktë. Ja kartvizita ime, ku janë adresat e postës e elektronike dhe numri i telefonet,- dhe më zgjati kartvizitën.

- Fute kartviziten  në …. ,  o faqezi!- e thashë me plot gojën,  në dialekt. - Kërkon të më bësh spiun për një karrike? - dhe u largova pa e përshendetur.

Fatmir Lohja

Tiranë, më 21.07.2021

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat